INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama i përgjigjet Metës: Presidenti të shqetësohet për vizën qe i ka vënë figurës së kreut të shtetit

Rama i përgjigjet Metës: Presidenti të shqetësohet për vizën qe i ka vënë figurës së kreut të shtetit

Publikuar më: 15:20 18-06-2019

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në një postim në twitter lidhur me shqetësimin që ngriti Presidenti Meta për rivendosjen e regjimit të vizave Shengen për Shqipërinë.

"Ilir Meta mos shqetësohet për rikthimin e vizave (vizat nuk ka asnjë shans të rikthehen) po të shqetësohet për vizën qe i ka vënë figurës së kreut të shtetit duke u bërë pjesë e frontit politik kundër zgjedhjeve dhe kundër drejtësisë! Ky front kundër Shqipërisë do dështojë. Me turp!" shkruan Rama në twitter.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038650035858154