INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama zotohet: Nuk do të ndërtohet HEC në kanionet e Osumit [FOTO]

Rama zotohet: Nuk do të ndërtohet HEC në kanionet e Osumit [FOTO]

Publikuar më: 10:40 09-02-2018

Edi Rama lajmëron se nuk do të lejojë të ndërtohet hidrocentrale në kanionet e Osumit. Madje shefi i ekzekutivit shkoi edhe më tej kur paralajmëroi se do të kallëzohen penalisht të gjithë ata që kanë dhënë këtë leje.
Edi Rama:
“KANIONET E SKRAPARIT NUK PREKEN - Qyshse u krye procedura ligjore e miratimit të një lejeje të dhënë nga qeveria e mëparshme dhe u mor sinjali se diçka nuk shkonte, Ministri i Mjedisit Blendi Klosi nisi hetimin administrativ të lejes mjedisore. E cila rezultoi një fabrikim kriminal me koordinata të manipuluara. Individët e përfshirë në këtë fabrikim do të kallëzohen në prokurori, ndërsa e gjithë procedura do të anullohet?
Falënderoj qytetarët që na e çuan të parët këtë sinjal përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al dhe të gjithë të tjerët që u përfshinë në publikimin e këtij krimi të mbetur në tentativë?
Asnjë qeveri askund në botë nuk është e pagabueshme, por qeveritë dallojnë nga mënyra sesi reagojnë, qoftë kur gabojnë apo qoftë si në këtë rast, kur padashje mund të jenë duke gabuar?
Ndjesë kujtdo që me të drejtë u shqetësua apo pikëllua nga lajmi i keq i prekjes së Kanioneve Magjike dhe mezi pres të rikthehem atje, në duart e djemve e vajzave të mrekullueshme të Federatës Shqiptare të Raftingut?”

ramaaaaaaaaaaaaaaaaaaa.png

Article Logic
Execution time: 0.0015869140625