INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama zbardh negociatat me Bashën. Ndryshuan kushtet e paketës së kompromisit

Rama zbardh negociatat me Bashën. Ndryshuan kushtet e paketës së kompromisit

Publikuar më: 11:51 04-05-2017

ditë pas tryezës që zgjati plot 3 orë3 në zyrën e Presidentit Nishani për ti dhënë fund krizës politike në vend, Edi rama përballë gazetarëve ka zbardhur gjithçka që është negociuar, p[or tha se tashmë kushtet dhe ajo që i ofron PD ka Ndryshuar.
Edi Rama:
“Ajo që ishte në tavolinë përpara një jave nuk mund të jetë në tavolinë pas një jave. I kam ofruar një mekanizëm të brendshëm për të monitoruar gjithë procesin zgjedhor, administratë, polici, burgje, një zv Kryeministër i propozuar nga PD. Por jo anëtarë i PD, i cili të vihet në krye të një taks force për të garantuar që asnjë nga këto të mos angazhohet në funksion të shumicës, së bashku me një përfaqësues i SHBA, BE dhe OSBE do të ketë detyrën e monitorimit të plotë të sjelljes së shtetit në fushatë në bazë të një rregulloreje të dakortësuar ku do të përcaktohen të gjitha pikat detyruese për agjencitë shtetërore që nuk duhen shkelur.

Ndërkohë një ZV ministër të Brendshëm të propozuar nga PD, së bashku me SHB be dhe OSBE drejtojnë të gjithë procesin e monitorimit të sjelljes së policisë së shtetit, një zv drejtor i përgjithshëm të policisë së shtetit dhe 12 zv drejtor. E njëjta gjë dhe me arsimin”.
Rama ka hedhur poshtë çdo mundësi për përdorimin e teknologjisë në zgjedhjet e përgjithshme. Por Rama thotë se duhet të nisë sa më parë puna që kjo të realizohet në zgjedhjet e ardhshme vendore.
Edi Rama:
“Votimi elektronik. Unë me teknologjinë, e kujtoni kur thoshte ciu- ciu, ndërsa sot Saliu bën krah -krrah, por unë nuk e njoh teknologjinë.
Që sot PD mund të zgjedhi një ministër politik cilido qoftë ai, mundësisht të njohë internetin dhe jo revolverin dhe ta vendosim ministër shteti për teknologjinë në zgjedhje, të ketë stafin dhe buxhetin e vet, dhe të përgatisë një projekt qeveritar për numërimin apo votimin për PD. Nëse projekti do të ishte i pranueshëm dhe i zbatueshëm, ne jemi gati ta financojmë në zgjedhjet e 2019. Historia me shtyrje zgjedhjesh për votime elektorale, por jashtë çadrës nuk funksionojmë. Edhe për këtë jemi gati. Të mos humbasim kohë”.

Article Logic
Execution time: 0.0032310485839844