INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama vijon fushatën në Cerrik: Nuk i hapim rrugë budallait…

Rama vijon fushatën në Cerrik: Nuk i hapim rrugë budallait…

Publikuar më: 16:53 06-06-2019

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar normalisht fushatën elektorale, pavarëisht publikimit të disa përgjimeve pwr blerjen e votave.

Kryeministri Rama ripërsëriti edhe njëherë se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor, pavarësisht kërcënimeve të opozitës për përplasje civile.

“Askush nuk e kthen më dot prapa Shqipërinë. E kanë kuptuar edhe demokratët me dy fije mend në kokë që ata kanë frikë për zgjedhjet dhe të dalin para popullit për të treguar se çfarë kanë bërë dhe se çfarë janë në gjendje të bëjnë. Për fat të mirë shqiptarët i njohin. Kërcënojnë përditë popullin se nuk do e lënë të votojnë dhe përbetohen se do të na imponojnë një përplasje antidemokratike.

Nuk kanë ide dhe nuk dinë të logjikojnë dhe mëndojnë se do të na imponojnë logjikën e kapsollave dhe molotovit. Nëse vendosin të vrasin vetën politikisht ne nuk i pengojmë dot. Nuk funksionon me logjikën t’i hapim rrugë budallait. Zgjedhjet do të bëhen me 30 qershor. Nuk funksionon kjo praktikë me ‘kush e ka radhën të çmendet’, tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0032498836517334