INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Rama uron “mirëmëngjesi” me shkrimin suedez kushtuar turizmit në Shqipëri

Rama uron “mirëmëngjesi” me shkrimin suedez kushtuar turizmit në Shqipëri

Publikuar më: 10:14 22-12-2017

Kryeministri Edi Rama në postimin e mëngjesit sotëm ka zgjedhur ti urojë “mirëmëngjesi” ndjekësve në facebook me një shkrim të revistës suedeze Vegabond kushtuar turizmit shqiptarë. Ndër të tjera Rama shkruan se numri i turistëve nga Suedi që kanë vizituar Shqipërinë është rritur me 63%. “Vitin e kaluar, numri i vizitorëve nga Suedia në Shqipëri u rrit me 63%; Rritja e vizitorëve të huaj në Shqipëri vijon edhe këtë vit në nivele mjaft inkurajuese” – shkruan Rama.

Postimi i Ramës

“MIRËMËNGJES dhe me këtë artikull të revistës më të madhe Suedeze për udhëtime, Vagabond, që e liston Shqipërinë si destinacionin më të mirë për vitin 2018, ju uroj një ditë të mbarë.

Vitin e kaluar, numri i vizitorëve nga Suedia në Shqipëri u rrit me 63%; Rritja e vizitorëve të huaj në Shqipëri vijon edhe këtë vit në nivele mjaft inkurajuese. Gjatë 11 mujorit 2017, numri i vizitorëve të huaj për qëllime pushimi u rrit me +23% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa i atyre për qëllime biznesi u rrit me +20%.

Artikulli bashkëngjitur e rendit Shqipërinë në krye të listës së vendeve për të mos u humbur në 2018 duke theksuar: “Këtë vit, bordi redaktues ka listuar 35 destinacione në gjashtë kategori: vendet më të mira, qytetet më të mira, aventurën më të mirë, më të mirët e diellit, udhëtimet më të mira ushqimore dhe udhëtimin më të mirë buxhetor.

Fituesi në kategorinë më të mirë është Shqipëria, pasi ajo ka gjithçka, nga majat e thyera malore deri te plazhet e arta mesdhetare”.

Article Logic
Execution time: 0.0014069080352783
array(1) { ["section"]=> string(77) "rama-uron-miremengjesi-me-shkrimin-suedez-kushtuar-turizmit-ne-shqiperi-45588" }