INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama thumbon portalet e opozitën…frymëmarrje, kocka, dorë e shtrirë

Rama thumbon portalet e opozitën…frymëmarrje, kocka, dorë e shtrirë

Publikuar më: 18:12 17-04-2018

Kryeministri Edi Rama teksa ka komentuar rekomandimin për çeljen e negociatave nuk ka nguruar të përmendë edhe rolin e opozitës ku nënvizon se ka “lënë kockat” për ta penguar sa më tepër integrimin e Shqipërisë por  pa harruar edhe edhe disa thumba për portalet.

Gjatë fjalës së tij ai shtoi se dora është e shtrirë ndaj opozitës duke e ftuar që të mos ngatërroj përplasjet me sfidën e përbashkët kombëtare

“Nuk është fitorja e partisë që u investua me mish e shpirt për këtë ditë kundrejt partisë që bëri gjithçka për të shtyrë këtë ditë! Nuk është fitorja e qeverisë mbi opozitën që la kockat për ta bërë të pamundur këtë objektiv.Sot ka fituar atdheu unë i përçmuar prej shumë vitesh nëpër Europë. Sot kanë fituar shqiptarët që të gjithë, pa asnjë dallim. Sot është Shqipëria që ka fituar një status të ri në shoqërinë e vendeve europiane.
Dora jonë është sot e shtrirë përsëri ndaj opozitës dhe e ftoj sot përballë gjithë shqiptarëve, socialistë e demokratë dhe veçanërisht para gjithë fëmijëve të Shqipërisë që të mos ngatërrojnë përplasjet për çfarë na ndan së brendshmi, me sfidën e përbashkët kombëtare. Por t’i dalim sot zot gjithë Shqiptarisë dhe të ardhmes së saj evropiane”, u shpreh kryeministri.

Por gjatë fjalës së tij Rama ka thumbuar portalet lidhur me frymëmarrjen e tij gjatë fjalimit për Rrugën e Kombit.

‘Jam i emocionuar, ata që merrem me frymëmarrjen mbase e ndjejnë dhe shumë krenar sepse ia dolëm këtij provimi të stërvështirë, i dhamë Shqipërisë një staturë të re në arenën ndërkombëtar edhe dolëm nga një tjetër udhëkryq mes të shkuarës dhe të ardhmes” u shpreh kreu i qeverisë.

Article Logic
Execution time: 0.0029659271240234