INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama ‘thumbon’ e lavdëron Veliajn: Lali rriti taksat, por gdhihet duke mbjellë pemë

Rama ‘thumbon’ e lavdëron Veliajn: Lali rriti taksat, por gdhihet duke mbjellë pemë

Publikuar më: 18:35 02-05-2018

Gjatë hapjes së Fushatës së Llogaridhënies në ambjentet e Amfiteatrit të Liqenit Artificial kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave se është në krye të një qeverie që po favorizon oligarkët duke rënduar me taksa qytetarët e thjeshtë.

Rama u shpreh se qeveria e tij ka rritur vetëm dy taksa dhe e para ndëshkon drejtpërdrejtë oligarkët.

Gjatë fjalës së tij kryeministri përmendi edhe kryetarin e Bashkisë Tiranë Veliaj duke thumbuar e lavdëruar. Ai tha se Veliaj ka rritur taksat por sipas tij për një kryetar që gdhihet duke mbjellë pemë ja vlen që të paguhet 5 lekë më shumë.

“Ne nuk kemi rritur taksat, por Lali Eri po, i ka rritur dhe rritja e taksave nga kryetarët e bashkive nuk reflektohet si një ngarkesë që i pengon të besojnë këtë që themi ne. Por pse janë rritur taksat? Kur sheh një kryetar bashkie, që gdhihet duke mbjellë pemë dhe nuk fle pa mbjellë pemë, ja vlen që të paguhet pesë lek më shumë”, shtoi Rama.

Sa i takon punësimit, Rama nënvizoi se mungon dëshira dhe se duhet folur hapur për gjërat që nuk shkojnë

“Kemi humbur dëshirën dhe instiktin që ka kushdo që ka zgjedhur këtë sistem, dëshirën për të kërkuar punën.Të flisni hapur, se gjërat nuk janë mirë dhe unë e di. Duhet të dëgjojmë këto gjëra, por jo nga kazani, por nga njerëzit e zakonshëm që i kanë probleme të jetës së tyre të përditshme”, u shpreh ai.

Article Logic
Execution time: 0.0036759376525879