INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama të rinjve, pa Reformën në Drejtësi s’ka investime të huaja!

Rama të rinjve, pa Reformën në Drejtësi s’ka investime të huaja!

Publikuar më: 11:54 27-04-2017

Kryeministri Edi Rama iu tha sot të rinjve të interesuar për punë dhe për profesione se pa Reformë në Drejtësi nuk mund të rritet fluksi i investimeve të huaja duke lënë të kuptohet se dhe hapja e vendeve të reja të punës mbetet pezull. Këtë deklaratë Rama e bërë në Panairin e Arsimit Profesional.
“Mund të bëjmë arsim profesional, por pa Reformë në Drejtësi nuk mund të rrisim fluksin e investimeve të huaja sepse ata kanë 1001 arsye ta shohin Shqipërinë si një vend mundësish, por kanë një arsye për ta pasur frikë se kur vijnë për të investuar, u del përpara një Gjon a Tom dhe u thotë se jam unë gjykatësi këtu që ta bëj nul gjithçka që bën”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se janë shumë të vendosur që të zhbllokojnë vetting-un një orë e më parë nëse s’ndodh sa më parë punonjësit do ikin nga vendi.
“Sot ne kemi filluar procesin për 6 shkolla ekselence të arsimit profesional. Është një investim 30 milionë euro dhe do na japë shumë më tepër se kaq, por pa vetting-un dhe drejtësinë, thjesht do të prodhojmë punonjës që do të ikin jashtë”, theksoi Rama.

Rama mes batutash tha se ka problem e me rrobaqepësit. "Unë do thoja se i mungojnë edhe rrobaqepës vendit, duke patur edhe problem për shkak të përmasave që më janë përcaktuar nga ime më dhe im atë”, tha kryeministri Rama.

Ai foli dhe për juristët:
"Shqipëria ka 8 fish më shumë juristë se Gjermania, por sistemin i drejtësisë nuk është i njëjtë si atje, por e kundërta. Sot kemi një ushtri juristësh që janë të papunë, ndërsa në aksin nga Zogu i Zi deri në dalje të këtij aksi vende të lira pune ka, nuk mund ti mbushin me juristë.
Po mos e kishim bërë ne këtë që po bëjmë me arsimin profesional, këta që janë mbrapa do të ishin duke vendosur skedina për gjysmëfinalet e Champions League".
 


Article Logic
Execution time: 0.0040879249572754