INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama 'tallet' me komentuesin: Të ishte për ju nuk do thinjesha kurrë

Rama 'tallet' me komentuesin: Të ishte për ju nuk do thinjesha kurrë

Publikuar më: 15:32 04-10-2018

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer dozat e ironisë dhe batutat ndërsa ka folur për kategori të verbrish elektoral. “Të ishte për ju nuk do thinjesha kurrë me këtë farë lloji politike” i thotë Rama një komentuesi. Kreu i qeverisë ka zgjedhur që ti kthejë përgjigje komentit të një qytetari me emrin Flamur, i cili e pyet Ramën “sa nga lekët tona e pagove për të shkruajtur këtë artikull për t’ju shpëlarë trurin shqiptarëve", ndërsa shton se "ekonomia është keq”. Rama i është kthyer komentuesit keq duke e pyetur “me se e mat ti ekonominë, me hapa?” apo “ke hyr në facebook që të shfrysh dufin tënd?” .
Pjesë nga përgjigja e Edi Ramës

Ti shpif, duke thënë kam marr lekët tona për të shkruar artikullin që unë postova. Ky që ke tani përballë nuk ka futur kurrë dorën në xhepin e ndokujt e nuk i kam prekur kurrë lekët tona për interes timin. Keq më vjen për të gjithë ata që mendojnë se ne jemi hajdutë e gënjeshtarë.

Ti vërtet e beson se unë e plaka Shqipërinë? Apo rroftë facebook që të shfrysh edhe ti dufin tënd. Totali i të ikurve nga 2011-2017 janë 370 mijë, i të kthyerve 191 mijë do apo sdo ti. Jo, Flamur ti as nuk më ke votuar. Ekonomia qenka më keq thuaj ti. Po si e mat ekonominë ti, me hapa?

Kategori të verbrish elektoral , për ty dhe për këtë lloji kategorie në këto 5 vite, rrugët u prishën krejt, populli po vdes për bukë, shqiponjat që fluturonin mbi kokat tona ngordhën. Madje edhe detin që ja kishin marrë patriotët Greqisë, e shitëm ne. Ufffff..Nganjëherë kur gjendem përballë breshërive të kategorisë tënde e kuptoj se të ishte për ju nuk do thinjesha kurrë me këtë farë lloji politike, madje nuk do ja dëgjoja as erën. Sa herë shoh foto fëmijësh këtu e kam të qartë dhe më jep më jep shpresë se e ardhmja e tyre do të jetë më e mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0040369033813477