INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama takon Merkel, çfarë u diskutua...

Rama takon Merkel, çfarë u diskutua...

Publikuar më: 17:34 29-04-2019

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim dypalësh me Kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë Angela Merkel.

Në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërise në Bashkimin Europian.

Gjithashtu Kryeministri Rama foli edhe për pritshmëritë e qeverise shqiptare për raportin e Komisionit Europian që pritet të publikohet në fund të muajit maj.

Kryeministri Rama e falenderoi Kancelaren për vëmendjen e vazhdueshme dhe mbështetjen që Gjermania ka dhënë për të shtyrë më tej rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe për rajonin dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Më herët kancelarja Merkel takoi edhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur sot në Berlin, me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Article Logic
Execution time: 0.0030319690704346