INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama shtrin dorën e bashkëpunimit kryebashkiakëve të djathtë për projektin “100 fshatrat”

Rama shtrin dorën e bashkëpunimit kryebashkiakëve të djathtë për projektin “100 fshatrat”

Publikuar më: 12:42 20-07-2018

Kryebashkiakët e djathtë i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së qeverisë për të marrë pjesë në prezantimin e projektin 100 fshatrat.

Kryeministri Rama u kujdes që mos të ndajë të majtë e të djathtë, madje vuri theksin tek nevoja që në këtë proces mos të ketë ndarje politike. 

Megjithatë kritikat për vendorët nuk kanë munguar.

"Një element që ja vlen të theksohet për bashkit, nga procesi transformimi në fshat është minimal.

Kemi vendosur në dispozicion një shumë të konsiderueshme për ata që investojnë në agro-turizëm, që nga 100 milion deri në 5 milion si garanci, dhe këtu nuk e kemi fjalën për kredi por si garantë që jepen për projektin pa asnjë interes nga ana e qeverisë.

Dhe numri i projekteve që kemi marrë është 10 herë më i vogël se i bashkive që kemi. kjo është e pa justifikueshme dhe është për të ardhur keq." deklaroi Rama.

Shefi i ekzekutivit thotë i bindur se zhvillimi nuk mund të vije vetëm nga ndërtimi i infrastrukturës.

"I gjithë diskutimi i bashkive është rrugë rrugë rrugë, por ka shumë elementë të tjerë që duhet të shkojnë paralelisht. Investimet në agro-turizëm sjellin suksese," u shpreh Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775