INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama shpall veten kryeministrin më të mirë të të gjitha kohërave

Rama shpall veten kryeministrin më të mirë të të gjitha kohërave

Publikuar më: 17:12 21-11-2018

Edi Rama po merr vëmendjen e medias ndërkombëtare edhe për ekspozitat e tij. Është media gjermane ARD, e cila i ka kushtuar një reportazh ekspozitës së Kryeministrit Edi Rama. Por krahas ekspozitës, nuk është lënë në hije karriera e tij politike dhe familja. Në reportazh, Rama është shprehur se ai është Kryeministri më i mirë. Kryeministri në këtë reportazh nuk e ka shmangur vetëvlerësimin, duke u shprehur se ai është Kryeministri më i mirë.

Edi Rama:
“Buxheti që mu dha ishte asgjë. Ishte asgjë. Diçka. Shumë pak. Por duhej bërë ndryshimi. Filloi rritja e mbledhjes së taksave dhe ndryshimi i niveleve. Tani jam Kryeministri më i mirë i të gjitha kohërave, në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama në kronikën televizive 5 minutëshe nuk flet vetëm për karrierën e tij politike dhe artistike, por ka bërë publike dhe jetën e tij personale, duke shfaqur imazhe të djalit të tij Zaho dhe bashkëshortes
Edi Rama:
“Unë jam artisti më i mirë në rrethin e kryeministrave dhe Kryeministri më i mirë në rrethin e artistëve”.
Ekspozita është hapur më 17 nëntor dhe do të qëndrojë e hapur deri më 6 janar.

Article Logic
Execution time: 0.0020759105682373