INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: “Rritu Luli i vocërr”. Basha: “Koha ime sapo ka filluar e jotja ka marrë fund

Rama: “Rritu Luli i vocërr”. Basha: “Koha ime sapo ka filluar e jotja ka marrë fund"

Publikuar më: 12:48 16-11-2017

Projektbuxheti ka përplasur në debat kryeministrin Edi Rama dhe liderin e opozitës për 90 minuta. Ndërsa kreu i demokratëve bëri apel edhe deputetëve socialistë të refuzojnë votimin e projektbuxhetit, që sipas tij ka vetëm një qëllim pastrimin e parave të drogës. Kryeministri Rama i është kundërpërgjigjur me ironi, duke i thënë “Rritu Lul rritu”.
Edi Rama:
“Është dita ndërkombëtare e tolerancës dhe unë nuk mund vetëm të buzëqesh për sharjet dhe fyerjet që më adresoi shumë i dashuri Lul. Meqë për arsye që unë nuk e di e nise me Papa Franceskun edhe unë po e vazhdoj me Papa Franceskun: Flisni vetëm për mëkate e skandale se ju intereson zhurma që bën një pemë që bie e jo pylli që rritet. Jemi i vetmi vend që nuk kemi një hotel me 5 yje. Kërkesa e parë ëshë Avni Ponari, votues i PD-së, kërkon të ndërtojë një hotel me 5 yje në Valbonë. Kërkon të pastrojë para, po paratë e kujt?! Nuk rritesh dot nëse nuk e pranon vogëlsinë tënde. Je një kopje e pagëlltishme e lulit të vocërr.
Lulzim Basha:
“Ke marrë fund politikisht por dhe nga pikëpamja e logjikës dhe e fjalëve. Ti nuk shikoje as gomonet dhe as ministrin që merrte miliona dhe as milionat që more për zgjedhje. Katër vite u bëre gazi i botës duke thënë nuk ka drogë e më pas the e mposhtëm drogën. Gabohesh nëse mendon se unë jam këtu për tu marrë me ty.
Nuk më intereson ti, por vendi dhe përgjegjësinë që kam ndaj shqiptarëve. Askush të mos e ngrejë kartonin për këtë buxhet të varfërimit të shqiptarëve. Ka hotele me 5 yje në Shqipëri i di ti. Nuk ka investitor të huaj por është flota e trafikantëve të drogës dhe ndonjë pensionist italian që duan të ndërtojnë hotele. Thirri mendjes. Ta ndalim këtë buxhet, bëjmë reformën zgjedhore dhe ti kthejmë legjitimetin kësaj salle. Ti vëmë kufirin tek thana këtij projekti kriminal”
Edi Rama:
“Thana jeni ju ne jemi qeveria dhe shumica e zgjedhur më 25 qershor. Je një kopje e paarrirë e Saliut dhe kopje e paarrirë e Lulit të vocërr sepse je fallco. Unë citova Lulin e vocërr, dhe kur bëje mbrojtësin e fëmijëve të Bulqisë, je komplet fallco. Bëhu vetja Lul, prano vogëlsinë tënde dhe rritu Lul se PD ka nevojë për një njeri të rritur jo të një njeriu të vogël”.

Article Logic
Execution time: 0.0033740997314453