INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama pritet me protestë në Dibër, PD: Policia dhunoi deputetin Gjunkshi[VIDEO]

Rama pritet me protestë në Dibër, PD: Policia dhunoi deputetin Gjunkshi[VIDEO]

Publikuar më: 11:54 17-06-2018

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në Dibër. Mbështetësit e Partisë Demokratike kanë protestuar përpara zhvillimit të takimit të Ramës. Sipas PD-së në Peshkopi është shënuar një incident i rëndë, pasi policia ka dhunuar deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi. Sipas kësaj force politike, deputeti Gjunkshi është tërhequr zvarrë nga efektivët e policisë, të cilët kanë tentuar të bllokojnë protestën e qytetarëve kundër kryeministrit Rama. “Deputeti Gjunkshi ka shenja të dhunës në trup nga tërheqja e policëve. Ky është një akt i paligjshëm kundër një deputeti”, denoncon Partia Demokratike.

Article Logic
Execution time: 0.0044338703155518