INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama premton: “S’do lejmë gjykatë në këmbë” [VIDEO]

Publikuar më: 17:31 07-03-2017

Kryeministri Edi Rama vizitëne tij në Korçë për 7 Marsin e ka shfrytëzuar për një tjetër apel për situatën e drejtësisë në vend. Ndërsa kërkojn ndjesë për situatën aktuale, Rama betohet se së shpejti do të jetë koha për drejtësi. 

Edi Rama:

“Ndjesë për gjykatat e shëmtisë, kjo ndjesë është një betim se nuk do ti lëmë në këmbë”.
Ky ishte premtimi i numrit një të qeverisë Edi Rama nga qyteti i Korçës. I vetëdishëm se kjo është një sfidë e vështirë kryeministri Rama thotë se ka ardhur koha për të vënë drejtësi.
Edi Rama:
“Mos të ushtrohet drejtësi sipas kërbaçit dhe haraçit”.
E gjithë kjo nuk ka qëllime politike sipas Edi Ramës, por do ti shërbejë gjeneratës tjetër.
Edi Rama:
“Nuk është sfida e një partie apo gjithë politikanëve që sot kanë rastisur të jenë në qeveria apo opozitë, as e partnerëve tanë ndërkombëtarë, por është sfida e fëmijëve tanë”.

Article Logic
Execution time: 0.0041799545288086