INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama për reformën në drejtësi: Dardha e ka bishtin pas. Politikanë dhe biznesmenë bëhuni gati!

Rama për reformën në drejtësi: Dardha e ka bishtin pas. Politikanë dhe biznesmenë bëhuni gati!

Publikuar më: 12:50 09-06-2018

Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e llogaridhënies këtë herë ai është ndalur në qytetin e me Lushnjes ku ka dëgjuar problemet e qytetarëve por edhe ka replikuar me ta. Rama u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të denoncojnë problemet e tyre në platformën online të bashkëqeverisjes. “Jo vetëm do merrni zgjidhje, por do të ndëshkohen edhe ata që kanë shkelur ligjin”, u shpreh Rama, i cili tha se deri tani janë mbi 150 punonjës të administratës për të cilët janë marrë masa. Për kreun e qeverisë nj gjë është e sigurt. Vettingu për gjyqtarët dhe prokurorët, nuk do të ndalet me kaq. “Një pjesë e ankesave që kemi marrë lidhet me proceset gjyqësore dhe kjo është arsyeja pse ne po shtyhemi fortë për të bërë reformën në drejtësi për të pastruar sistemin nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar. Një pjesë e tyre përjashtohen për shkak të mosjustifikimit të pasurisë, por mos mendoni se do të mbarojë këtu, por dua të kujtoj se “dardha e ka bishtin pas”. Reforma do të merret me të gjithë, politikanë e biznesmenë”, tha Rama. Sa i përket punësimit, Rama tha se është një nevojë e madhe që papunësia vazhdon të jetë një problem, por ne jemi në një proces dhe vetëm nga zyrat e punës synojmë që deri në fund të vitit të kemi më shumë se 25 mijë vende të reja pune. “Ne jemi shumë të vetëdijshëm që kjo është një nevojë e madhe që papunësia vijon të jetë një problem, por duan ta dinë të gjithë se vetëm nëpërmjet zyrave të punës po krijojmë kushte për punësim, për të gjithë ata që duan punë sipas profileve të tyre. Njerëzit priren të mendojë se puna është vetëm ajo që të jep shteti dhe kur vjen puna për të punuar në privat japin njëmijë arsye”-tha kryeministri. Më tej ai shtoi se në tre muajt e fundit qeveria ka krijuar më shumë se 10 mijë mundësi që janë pranuar ose shfrytëzuar nga njerëzit. “Qëllimi është që deri në fund të vitit të kemi 25 mijë të punësuar. Vendet e punës të shpallura nga kompanitë janë për të gjithë kategoritë”, deklaroi Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0030429363250732