INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama për Metën: Është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave

Rama për Metën: Është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave

Publikuar më: 14:34 12-01-2019

“Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave”. Në këtë mënyrë i është kundërpërgjigjur Metës kreyministri Edi Rama, pasi kreu i shtetit tha se Ministria për Europën dhe Punën e Jashtme nuk mund të kthehet në autoshkollë ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor. Rama e konsideron maskaradë mosmandatimin e Gent Cakaj në postin e ministrit të Jashtëm.
“Gjykata e re Kushtetuese do t'i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet”-shkruan Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0028550624847412