INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama për Financial Times: Brukseli duhet të ruhet nga influenca e Rusisë në rajon

Rama për Financial Times: Brukseli duhet të ruhet nga influenca e Rusisë në rajon

Publikuar më: 10:10 23-03-2018

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Financial Times. Duke folur nga Brukseli, Rama tha se Shqipëria ka bërë atë që i është kërkuar nga Brukseli, ndaj tani pret hapjen e negociatave. Kryeministri i Shqipërisë kërkon fillimin e bisedimeve për vendin e tij për t'u bashkuar me BE-në si pjesë e një zgjerimi të Ballkanit Perëndimor për të forcuar sigurinë evropiane. Edi Rama tha se do të ishte "çmenduri" që BE të mos përqafojë një rajon qendror në rrugët e migracionit, të cilin Rusia e shikon si një çmim strategjik. Kryeministri argumentoi se Tirana kishte luftuar fuqishëm kundër problemeve të drogës dhe korrupsionit gjyqësor, duke e bërë atë një kandidat serioz për të përmbushur ambiciet e Brukselit për shtetet e Ballkanit Perëndimor, për të hyrë në vitin 2025. "Ne do të habiteshim nëse Shqipëria nuk do të fillojë menjëherë negociatat, pasi ka bërë saktësisht gjithçka që i kërkuan të bëjë", tha në një intervistë, kryetari i qeverisë, duke theksuar se Serbia dhe Mali i Zi tashmë kanë filluar bisedime për pranimin në BE. "Tani ajo që duam është thjesht të shpërblehemi për atë që kemi bërë dhe që procesi të jetë i drejtë dhe të jetë i parashikueshëm"-tha Rama gjatë një interviste dhënë për Financial Times ndërsa ishte për vizitë në Bruksel përpara samitit të kësaj jave në BE. Komentet e tij pasqyrojnë zhgënjimin që ka Tirana, për faktin që Shqipëria ende nuk është lejuar të nisë bisedime përkundër progresit që ka bërë në reformat ekonomike dhe politike.

Article Logic
Execution time: 0.003770112991333