INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Pavarësisht kërcënimeve, zgjedhjet do të bëhen

Rama: Pavarësisht kërcënimeve, zgjedhjet do të bëhen

Publikuar më: 14:23 25-04-2019

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit u shpreh se është fatkeqësi që opozita ka vendosur të braktisë procesin duke theksuar se pavarsisht kërcënimeve zgjedhjet e 30 qershorit do të bëhen.

“Aty ku opozitat kanë zgjedhur të braktisin zgjedhjet praktikisht kanë marrë mbrapsht një periudhë të gjatë rrënimi dhe vështirësish të jashtëzakonshme për rindërtim. Dhe në vend që të luftojnë me program dhe ide, kanë zgjedhur të luftojnë me kërcënime dhe kapsolla.

Dhe në vend që t’i përfaqësojnë zgjedhësit e vetë në këtë sallë, ka vendosur t’i nxjerrë edhe ata nga rruga demokratike, duke i përdorur si “mish për top” duke u fshehur pas tyre.Sipas Ramës, vendimi i koalicionit opozitar për të braktisur procesin është “fatkeqësi shumë e rëndë, e padëgjuar dhe e papranueshme nga askush.Edhe ne nuk kemi ndonjë zgjedhje tjetër përveçse të vijojmë rrugën tonë, pa devijuar nga zgjedhjet e 30 qershorit, pavarësisht shantazheve e kërcënimeve ndaj procesit, ku dy partie politike dhe disa kryetarë pa parti kërcënojnë se do të pengojnë votimin për bashkitë në Republikën e Shqipërisë”, u shpreh ai.

Article Logic
Execution time: 0.0032570362091064