INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: “Parlament që duhet të transmetohet me pullë të kuqe, pornografi e gjallë”

Rama: “Parlament që duhet të transmetohet me pullë të kuqe, pornografi e gjallë”

Publikuar më: 11:17 23-12-2016

“Një parlament që duhet të transmetohet me pullë të kuqe, pornografi e gjallë”, kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e PS, e fundit për vitin 2016. Për kryeministrin Rama Parlamenti pos jell dhe kriminalizimin e shoqërisë, ndërsa për këtë ka një përgjegjës të vetëm, Ish Kryeministri Sali Berisha.
Edi Rama:
“ Mblidhen gjithë zuzarët dhe tellalet e të shkuarës dhe kërkojnë ti thonë popullit se mjafton të shpëtojmë nga kjo qeveri dhe shëptuam Shqipërinë. Keni dëgjuar ndonjë ide, përveçse sharje akuza, fyerje, imoralitet gjuhësor i skajshëm, tragjedi eduktaive. Mjerë ata që ndjekin parlamentin, është pornografia më ekstreme për ata nën 18 vjeç, duhet transmetuar me pull të kuqe, një turp i pashoq, një kriminalizim i përditshë. Problemi është tek kriminalizmi shoqëror, tek futja deri në skutën më të errët të atyre që ndjeklin një helm me pasoja katastrofike.
Kthimi i gënjeshtrës në argument, kthimi i baltës në vizion, ky është kriminalizimi ekstrem. Të keqen e dekriminalizimit për këtë masakrdaë që zhvillohet përditë. Kjo e keqe ka një emër, dhe emrin e ka Sali Berisha, bashkë me çetën e tij. Një fuqi që kontaminon mjedisin dhe që nuk lë të dallohet e vërteta nga gënjeshtra, programin nga balta, e megjithatë ne nuk i zgjedhim kundërshtarët, ata janë të zgjedhur.
Ajo që duhet të bëjmë, sepse e ka thënë populli po fjete me qenin do zgjohesh me pleshta, duhet ti rezistojmë të keqes”.

Article Logic
Execution time: 0.0035469532012939