INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama paralajmëron pasoja të rënda për ata që do të cenojnë zgjedhjet

Rama paralajmëron pasoja të rënda për ata që do të cenojnë zgjedhjet

Publikuar më: 12:54 18-05-2019

Kryeministri Edi Rama duket plotësisht i vendosur për mosshtyrjen e zgjedhjeve lokale. Në një takim me kandidatët socialistë për pushtetin vendor, shefi i qeverisë tha se ,"Zgjedhjet vendore do të mbahen më 30 qershor kjo është fjalia që sot deri në ditën e heshtjes elektorale do të thuhet prej çdo kandidati dhe anëtari, makineri e pathyeshme elektorale. Fshat më fshat, qytet më qytet, ekran më ekran dhe faqe sociale e faqe sociale. Edhe atje ku nuk ka kandidatë do të ketë fushatë dhe fushatë të ngjeshur”.

Kryeministri Rama ka paralajmëruar se ndëshkimi për cenimin qoftë të një qendre votimi më 30 qershor do të tejkalojë edhe parashikimet e Kodit Penal. “Kush i afrohet një qendre votimi me mendje të keqe djeg veten, jo zgjedhjet. Duhen informuar se jo kushdo e di që kodi është shumë i ashpër në këtë aspekt dhe jo nuk ia vlen te digjesh, por mund te te fuse ne listen e zeze te te denuarve per krime zgjedhore qe do t’u hiqet e drejta për të hyrë në SHBA dhe BE”, tha ai. Më tej, Rama theksoi se në çdo qendër që do të dokumentojmë me video, audio, fotografi çdo veprim në kundërshtim me ligjin, jo qeveria, e cila do ta bëjë detyrën e saj, ashtu si policia dhe cdo agjenci ligjzbatuese do të bëjmë detyrën e tyre.

Rama prerazi deklaroi se nuk do të largohet nga posti i kryeministrit, siç kërkon opozita. “Nuk e mundim dot me zgjedhje, ndaj Rama ik. O burra të shpëtojëm vatanin, se kemi me vete edhe filxhanin. Të iki Rama që të qetësohen të marrasurit për pushtet. Por është hap pas, nga nisi rruga jonë e vështirë. Unë nuk i iki kësaj detyre se në çdo drejtim kam nisur një luftë që nuk ka shans ta lë në mes”, tha ai.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0078380107879639
    array(1) { ["section"]=> string(75) "rama-paralajmeron-pasoja-te-renda-per-ata-qe-do-te-ceenojne-zgjedhjet-94092" }