INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama nesër në Vlorë, Berisha: Të rikujton skemën e Ramiz Alisë në ‘91

Rama nesër në Vlorë, Berisha: Të rikujton skemën e Ramiz Alisë në ‘91

Publikuar më: 12:25 15-02-2019

Nesër kryeministri Edi Rama do të jetë në Vlorë, në kuadër të takimeve publike të turit “Bashkia që duam”, ndërsa opozita do të jetë para Kryeministrisë në Tiranë me kërkesën largimi i tij nga qeveria dhe krijimin e një qeverie kalimtare. Për këtë mosprani të Ramës në Kryeministri gjatë protestës ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha. Ai shkruan se nesër Rama do të organizojë një anti-miting në Vlorë.

“Antimitingu me kakistokrate që po organizon ikanaku në Vlorë, të rikujton skemën e Ramiz Alisë të 22 shkurit 1991 me vullnetarë të Enverit për të shpallur Republikën e Jugut dhe Vlorën kryeqytet të saj!
Demokratët e Vlorës njëlloj si atëherë do dinë t’i tregojnë vendin që meriton mbatharakut që kërkon të shndërrojë qytetin e tyre në bunker të kalbësirave të Kakistokracisë. Nderim demokratëve të Vlorës dhe popullit të saj!”, shkruan Berisha.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0031850337982178