INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama në Shkodër? Vasili: Një zgjyrë morale, e ka zakon u fut vrimave...

Rama në Shkodër? Vasili: Një zgjyrë morale, e ka zakon u fut vrimave...

Publikuar më: 13:06 13-04-2018

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, ka reaguar ashpër pas lajmit se kryeministri Rama do të vizitojë shkollën industriale “Arben Broci” në Shkodër ditën e shtunë.

Në një postim në rrjetin social Facebook Vasili shprehet dhe pyet se ku ishte kryeministri kur u përmbyt Shkodra. Sipas tij Rama e ka zakon të futet vrimave.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:
Kryeministri ne Shkoder???? Cfare zgjyre morale.

Kur u permbyt Shkodra dhe shkodranet ishin ne dite te hallit, kryeministri sic e ka zakon u fut vrimave dhe nuk shkeli ne Shkoder,por bente turizem ne Vlore.

Sot shkon ne Shkoder??

Vendin e pare ne bote ne klasifikimin e paturpesise ky kryeminister e ka hak.

Paturpesia eshte llum dhe zgjyrë morale.

Shpjegojani kryeministrit te lumtur ne paturpesine e vet.

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713