INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama në Bruksel, me zgjedhjen e kryeprokurores drejtësia po ecën para[VIDEO]

Publikuar më: 13:48 19-12-2017

Rama pas një takimi informal në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë për Çështjet e Jashtme në BE, Federica Mogherini ka folur për mediat. Ai tha se raportoi në Bruksel në lidhje me reformën në drejtësi, duke u shprehur se qeveria, që ai drejton është vendosur ta çojë përpara këtë proces. Rama anashkaloi atë ç’ka ndodhi në kuvend një ditë më parë, ku pati përplasje dhe protesta nga opozita teksa zgjidhej kryeprokurorja e foli për këtë të fundit.
“Ka qenë shumë e qartë se edhe vendimi në Kuvend i ka shërbyer rritjes së besimit se Reforma në drejtësi do të shkojë në drejtimin e duhur, dhe se ka një vullnet të palëkundur për ta çuar këtë reformë përpara. Këtu jam munduar që të kapërcej atë moment vështirësie të krijuar nga sjellja e opozitës, por sigurisht jo duke fajësuar opozitën, po duke u fokusuar tek Shqipëria, tek shqiptarët, sepse negociatat nuk hapen për një parti, hapen për Shqipërinë, hapen për të gjithë shqiptarët pa dallim,” tha Rama.
Po i pyetur në ka ai bindje se negociatat për anëtarësimin në BE do të nisin vitin e ardhshëm Rama dha këtë përgjigje: “Këtë bindje s’mund ta kem, sepse duhet ta kenë të gjitha vendet anëtare dhe Këshilli Evropian, por, unë jam i binduri që Shqipëria do ta meritojë plotësisht hapjen e negociatave për anëtarësim. Ka një vullnet të fortë në anën e institucioneve të Brukselit për ta shtyrë këtë proces, bazuar në çka është arritur, sigurisht edhe nga Shqipëria, në rastin konkretë.”

Article Logic
Execution time: 0.0030739307403564