INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama ndihmon familjen e varfër: Më mirë të ndezësh një qiri, sesa të mallkosh errësirën!

Rama ndihmon familjen e varfër: Më mirë të ndezësh një qiri, sesa të mallkosh errësirën!

Publikuar më: 09:16 05-09-2018

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që ditën e shenjtërimit të “Nënë Terezës” ta nis me një rast bamirësie. Pas vizitoi familjen e varfër, në Shijak e cila jeton në kushte mjerimi, Rama ka treguar se ajo është larguar nga banesa e shkatërruar. Familjen me 5 anëtarë është zhvendosur në një shtëpi provizore, pasi banesa e re sapo ka filluar të ndërtohet. Kryeministri Rama ka publikuar videon që tregon sesi familja largohet nga banesa dhe dërgohet në vendbanimin e ri nën shoqërinë edhe të ministres Olgerta Manastirliu. Rama ka treguar se janë fjalët e Nënë Terezës ato që e ndihmojnë në ditët e vështira.

“"MIRËMËNGJES dhe në këtë ditë të bekuar të Nënë Terezës, e para fjalë që kujtoj prej saj, është fjala që më ndihmon shpesh në të përpjetat e të tatëpjetat e rrugës sime, "Më mirë të ndezësh një qiri, sesa të mallkosh errësirën". Ditë të paqme!

Article Logic
Execution time: 0.0035479068756104