INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama lëshon dorën për festat e fundvitit, publikohen shpërblimet për pensionistët [FOTO]

Rama lëshon dorën për festat e fundvitit, publikohen shpërblimet për pensionistët [FOTO]

Publikuar më: 13:57 12-12-2018

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike për herë të parë shpërblimet për pensionistët me rastin e festave të fundvitit. Kreu i qeverisë zgjodhi që këtë lajmërim ta bëjë përmes një statusi në rrjetin social Twitter.
Kësaj radhe, ndryshe nga vitet e kaluara kreu i qeverisë ka lëshuar dorën, duke dhënë më shumë shpërblim për këtë kategori. Sipas asaj që shkruan Rama, qeveria ka vendosur që “pakoja” e Vitit të Ri për qytetarët pensionistë do të jetë 50 dollarë. Por, Rama ka vënë theksin edhe te nisma më e re që do të nisë aplikimin nga 1 janari i vitit të ardhshëm, e ashtuquajtura çek i bebeve, që tashmë nuk do të jetë më 5.000 lekë për fëmijë, por 400 dollarë për fëmijën e parë të një çifti, 800 dollarë për të dytin dhe 1.200 dollarë për të tretin.
Edi Rama në Twitter:
“Qeveria vendosi për pakon e Vitit të Ri për pensionistët (50USD)?dhe çekun e bebeve të 2019 (400USD fëmija i parë - 800 i dyti - 1200 i treti)?Ka ende shumë nevoja e shumë më tepër duhet akoma për më të moshuarit e fëmijët, por çka po bëjmë 5 vjet më parë as mendoheshin?”.

rama_nw_twiter_pwr_pensionistwt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039598941802979