INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Rama këshillë Lulzim Bashës; me bojkot dhe protesta nuk vjen në pushtet por...

Rama këshillë Lulzim Bashës; me bojkot dhe protesta nuk vjen në pushtet por...

Publikuar më: 10:12 29-12-2017

Edi Rama ka lëshuar një lumë akuzash ndaj partisë demokratike mbi krizën artificiale, siç e cilësoi ai, që po ndodh në vend. Për shefin e ekzekutivit opozita ka tentuar në vazhdimësi të bllokojë reformën në drejtësi, ndërsa protesta dhe aksioni opozitar sipas tij do të ndikojë negativisht në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Por Edi Rama kishte një mesazh të drejtpërdrejtë për Lulzim Bashën.

Edi Rama:
“Kam dëshmitarë të gjithë ju që qysh në momentin kur lindi nevoja për të adresuar çështjen e përfundimit të mandatit të prokurorit të përgjithshëm i kam kërkuar në mënyrë të përsëritur kreut të PD-së që të dialogojmë dhe ta shfrytëzojmë këtë dokument për të gjetur një zgjidhje të përbashkët lidhur me prokurorin por dhe një pakt për Europën dhe përgjigjet kanë qenë heroike, refuzuese, të pakuptueshme. Në çdo hap do bëj përpjekje për të dialoguar me kryetarin e PD-së dhe PS do të jetë e gatshme për të dialoguar. Opozita është ajo që kemi jo ajo që duam. Na pëlqen s'na pëlqen, është e aftë ka vizion ose jo, mund ti themi por në fund të ditës është opozita që kanë zgjedhur njerëzit.
Është detyrë e shumicës të shtrijë dorën për dialog dhe mirëkuptim, i ka apo si ka votat. ne do ta bëjmë në vazhdimësi, por sigurisht do vazhdojmë të udhëhiqemi dhe do marrim vendime, nuk do të mbetemi peng i taktikave të PD-së. Nuk merret pushteti me bojkote, djegie mandate apo marrëdhënie të kushtëzuara. Nuk ndryshohet qeveria me bojkote. Ne nuk e kemi kërkuar kurrë këtë gjë dhe natyrisht ne nuk do ta presim siç nuk e kemi pritur me prokurorin, nëse nuk e shfrytëzon kohën për dialog, dhe që e përcakton legjislacioni. Nëse opozita nuk e shfrytëzon kohën është përgjegjësi e opozitës. Dialogu gjendet në tavolinë. Ulja në tavolinë është detyrë parësore”.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00377178192139
    array(1) { ["section"]=> string(80) "rama-keshille-lulzim-bashes-me-bojkot-dhe-protesta-nuk-vjen-ne-pushtet-por-46215" }