INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Rama’ kërkon një ministër para Kryeministrisë [FOTO]

‘Rama’ kërkon një ministër para Kryeministrisë [FOTO]

Publikuar më: 10:54 26-05-2018

Një tjetër mënyrë që opozita ka zgjedhur të protestojë është edhe të luajë rolin e kryeministrit.

Një i ri është shfaqur para Kryeministrisë duke marrë pamjen e Ramës.

Ai ka qëndruar i ulur në një tavolinë dhe improvizon intervista në panairin e punës.

Duke ironizuar ‘kryeministri’ bën intervista pune duke kërkuar një ministër të Brendshëm.

‘Po kërkojmë një ministër të brendshëm që e ka vëllanë trafikant, por opozita nuk e di që e ka vëllanë trafikant. Po kërkojmë, po kërkojmë. Por do e gjejmë një ministër’ ironizoi aktori.

‘Kryeministri” para gardhit policor tek kryeministria duke marre intervista pune per Minister te brendshem. Qytetaret ironizuan situaten me Ministrin e Brendshem te perfshire ne mbrojtjen e vellait tradikant droge, duke hapur portalin Kryeministri.com.

Me urdher te paligjshem nga AKEP u tentua bllokimi i portalit nepermjet kompanive te internetit. Nje veprim qe tregon frymen autoritariste te qeverisjes se Edi Rames kunder fjales se lire, kunder interesit publik' shkruajnë të rinjtë që kanë ideuar edhe këtë mënyrë proteste.

ramaaaa.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0048460960388184