INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama ka një kusht për kryetarët e bashkive që duan të marrin sërish mandatin

Rama ka një kusht për kryetarët e bashkive që duan të marrin sërish mandatin

Publikuar më: 12:57 06-01-2018

Kryeministri Edi Rama u ka bërë të qartë drejtuesve vendorë se qeveria nuk do të lejojë që ata të mbyllin sytë para shkeljeve të bëra. Kryetarët e Bashkive nuk do ta kenë të lehtë marrjen e një mandati tjetër nëse nuk plotësojnë kushtin që Rama duket se ka vendosur për ta. “Bashki që luan syrin, dhe thotë hë mo se s’ka gjë duke lejuar që të abuzohet me ujin e pijshëm për të marrë vota, nuk do të ketë më, reforma e ujit është kusht për ata kryetarë bashkie që aspirojnë të marrin një mandat tjetër”-u zotua kryeministri. Një tjetër shqetësim i ngritur nga kreu i qeverisë, është emërimi i edukatoreve pa arsimin përkatës në kopshte e çerdhe nga bashkitë. “Nuk mund të shkelim të drejtën e fëmijëve në kopshte e çerdhe për të pasur edukatorë profesional, kjo është skandaloze. Është fyese që të lexosh mesazhe të panumërta edukatoresh që i plotësojnë kriteret dhe refuzohen nga bashkitë thjeshtë për interesa partiake apo vetjake, duke emëruar edukatorë pa kritere. Nuk do ketë më mundësi abuzimi”-deklaroi Rama.

Article Logic
Execution time: 0.003061056137085