INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama inspekton rrugën Tiranë-Elbasan, sulmon paraardhësin e vetë[VIDEO]

Publikuar më: 14:05 22-01-2019

Punimet në autostradën Tiranë-Elbasan janë inspektuar nga Kryeministri Edi Rama. Inxhineri i punimeve i ka treguar fillimisht ecurinë e tyre dhe më pas për këtë projekt që ka nisur që në qeverinë Berisha, Rama nuk kurseu as sulmet përmes batutave për paraardhësin e tij.

"Fillimin pa projekt, pa studim gjeologjik, pa asnjë lloj sigurie dhe nisu ‘hajde hapim tunelin’ për fushatë dhe pastaj punë e madhe çfarë hapet mbrapa. Kështu e paguam shtrenjtë. Ky projekt ka shkuar shumë, dyfish nga marrëzia dhe babëzia e paimagjinueshme. Tani s’ka më arsye që të bllokohet procesi. Në mars është mirë që të hapet njëra anë e korsisë”, tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0033409595489502