INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama ia pret entuziazmin studentes, ‘Do ta tregojnë shtrigat, mos e ke merak’

Rama ia pret entuziazmin studentes, ‘Do ta tregojnë shtrigat, mos e ke merak’

Publikuar më: 13:04 04-04-2019

Pjesë e skuadrës së platformës së bashkëqeverisjes është bërë dhe një studente nga radhët e ekselentëve. Ajo në takimin e sotëm bëri prezantim dhe po ashtu falenderoi drejtoreshën për pritjen e mirë. Por Rama ia preu entuziazmin. “Unë kam nisur këtu në datën 25 mars dhe dua të përfitoj nga rasti të falenderoj drejtoreshën. Nga juve në pak kohë kam mësuar shumë dhe jam e sigurt se nga ju do të mësoj shumë më shumë. Të falenderoj dhe ty zoti kryeministër për të gjitha mundësitë që na keni krijuar”, tha ajo.

Por ideja për të falenderuar drejtoreshën nuk iu duk e mirë kryeministrit Edi Rama.
“Me falenderimin që bëre tani do ta tregojnë këto shtrigat e tjera këtu. Do e shikosh si do shkojë kjo puna e mësimit, shumë e më shumë, mos ke merak… Shaka është po shakaja gjysma e së vërtetës”, ia ktheu ai studentes.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031459331512451