INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Rama humb kontrollin", ofendon gazetarët. Ja si i kundërpërgjigjet gazetari kryeministrit

Publikuar më: 13:59 25-10-2017

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shpërthen me akuza të rënda kundër gazetarëve.

Lëshoi fjalë të rënda dhe fyese kundër gazetarëve të cilët po e prisnin para Kuvendit për ta intervistuar për ngjarjen e fundit. Ky reagim i Ramës ka shkaktuar reagime të forta nga ana e medias.

Një ndër gazetarët që ka reaguar kundër kësaj ngjarje është gazetari i AbcNews, Indrit Marku, ai është shprehur se gazetarët bënë sa kishin në dorë, i hoqën mikrofonat. Ai kërkon nga pronarët dhe shoqatat e gazetarëve që të reagojnë kundër këtij fenomeni.

Së fundmi gazetari ka bërë një postim ku shkruan: “Është e turpshme qe një kryeministër te dale qëllimisht, siç e pranoi edhe vete, për te ofenduar dhe denigruar gazetaret. Ne sa kishim ne dore e bëmë, hoqëm mikrofonat. Tani te reagojnë drejtoret, pronaret dhe shoqatat e gazetareve”.

Article Logic
Execution time: 0.0033102035522461