INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Himni i Ministreshës i shëmtuar dhe antikushtetues [VIDEO]

Rama: Himni i Ministreshës i shëmtuar dhe antikushtetues [VIDEO]

Publikuar më: 17:48 22-04-2018

‘Një variant i shëmtuar dhe antikushtetues i Himnit Kombëtar’ kështu e ka cilësuar deputeti i LSI-së Luan Rama videon e publikuar nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro me rastin e rekomandimit pozitiv nga BE për hapjen e negociatave.

Nënkryetari LSI-së i cili e konsideron Kumbaron ministreshë sic e ka quajtur edhe aktori Robert Ndrenika ndërsa vijonte debate për godinën e teatrit.

Sipas Ramës version që ka publikuar Kumbaro është një variant i shëmtuar i Himnit Kombëtar duke e konsideruar edhe antikushtetues.

Postimi i Plotë i Luan Ramës

Nje variant i shëmtuar dhe antikushtetues i Himnit Kombëtar!
Nuk e di se si mund t’a pëlqeni ju zonja ministreshë e kulturës këtë variant të përçudnuar e të shëmtuar të Himnit Kombëtar, aq sa e publikoni edhe në profilin tuaj të fb nën titullin “E meriton Shqipëria! E meritojnë shqiptarët!”!

Por, meqë shija është individuale, ju mund të pelqeni gjithçka preferoni, qoftë edhe një shëmti si kjo që i është bërë Himnit Kombëtar, po nuk keni asnjë të drejtë që si ministre e kulturës së vendit tim, të ma propozoni edhe mua apo edhe qytetarëve të tjerë të vendit tim, nuk keni asnjë të drejtë të më thoni se e meriton Shqipëria dhe shqiptarët këtë model të shëmtuar.

Gjithësesi, cilado të ketë qenë arsyeja apo motivi që ju shtyn të publikoni këtë variant të shëmtuar të Himnit Kombëtar, gatuar në kusinë e kuzhinës së rilindjes tuaj, më lejoni t’ju them se ai variant është përveç se i shëmtuar (po shumë i shëmtuar ama!), edhe antikushtetues!

Sepse bie ndesh me nenin 14 të Kushtetutës dhe me ligjin Nr. 8926, date 22.07.2002 “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”.

Në nenin 5 të këtij ligji thuhet shprehimisht dhe qarte:
“1. Himni kombëtar i Republikës se Shqipërisë është "Rreth flamurit te përbashkuar" .
2. Përmbajtja e tekstit të himnit kombëtar paraqitet në shtojcën nr .2, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij .
3. Partitura e himnit kombëtar shqiptar paraqitet në shtojcën nr.3, qe i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij”.
Pra, edhe teksti, edhe partitura janë pjesë e ligjit.

Jashtë këtij përcaktimi të parashikuar në ligj, askush nuk ka të drejtë të stilizojë e të eksperimentojë, apo më keq akoma, të tallet me himnin kombëtar!
Kjo që keni bërë ju është e shëmtuar, më e shëmtuar nga ajo tenda e xhamtë e vendosur si mballomë, dëshmi shëmtie në hyrje të kryeministrisë!

Dhe në fund, me që kam qenë ministër i kulturës dhe kam përgatitur e drejtuar punën për përgatitjen dhe paraqitjen në Kuvend të ligjit “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”,
më lejoni që miqësisht t’ju them se edhe formatet festive dhe dekorative të flamurit, himnit dhe stemës së republikës, duhet të respektojnë përmasën dhe përshkrimin kushtetues. Nuk është çështje dëshire apo shijeje individuale, është detyrim.

Article Logic
Execution time: 0.0029881000518799