INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama ftesë PD për dialog.

Rama ftesë PD për dialog. "Kapja e drejtësisë thjeshtë...DOKRRA"

Publikuar më: 10:49 29-01-2018

Pasi kthimi nga Davos, ku mori pjesë në Samit kryeministri Edi Rama tha se vendi ynë është një hap larg marrjes së statusit të vendit kandidat. Sipas numrit një të qeverisë vendi ynë i ka plotësuar të gjitha kushtet që kërkon Brukseli për anëtarësim. Në këtë moment kreu i qeverisë ka shfrytëzuar rastin ti bëjë ftesë opozitës për dialog, në mënyrë që ajo mos të bëhet pengesë për këtë proces.
Edi Rama:
“Propaganda me demek kapjen e drejtësisë, janë dokrra. Sepse askush e jo më BE apo SHBA nuk do të lejonin shfaqjen më të vogël të përpjekjes për të kapur drejtësinë.
Dua të nënvizoi dhe një herë domosdoshmërinë, që patjetër që opozita ka gjithë të drejtën e saj të ketë një agjendë që përputhet 100% në ketë proces, ne kemi detyrimin të vazhdojmë të përpiqemi të krijojmë kushte me dialog me opozitën. Sigurisht që dialogu zhvillohet mbi tema të interesit kombëtar, të interesave të popullit shqiptar. Nëse në temën e drejtësisë opozita ka qenë në pozicion antihistorik kjo sigurisht është një përgjegjësi e saj. Por shpresoj që në temën e reformës zgjedhore të ketë dialog, progres të ketë një sens urgjente nga palët, për të mos lënë çështjet e reformës zgjedhore për momentin e fundit.
Në jemi të hapur që dhe në temat e tjera kur opozita të kërkojë dialog asnjëherë mos të jetë shumica jonë problemi”.

Article Logic
Execution time: 0.0036931037902832