INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama ftesë opozitës: Një platformë bashkëpunimi për interesa kombëtare

Rama ftesë opozitës: Një platformë bashkëpunimi për interesa kombëtare

Publikuar më: 17:12 17-07-2018

Në krah të komisionarit Johannes Hahn, Kryeministri Edi Rama ka lëshuar ftesën e parë publike ndaj opozitës për të bashkëpunuar në interes të integrimit të vendit në familjen e madhe evropiane. I vetëdishëm për sfidat dhe vështirësitë që ka vendi përgjatë këtij viti, deri në vendimin final për hapjen e negociatave, Rama i kërkoj bashkëpunim demorkatëve.

‘’Shumë shpejt do kemi një platformë bashkëpunimi me opozitën. Pa kërkuar në asnjë çast që opozita të lërë politikën e saj, por duke pretenduar që në këtë proces Shqipëria të jetë e para dhe pastaj interesat e partive.’’ ka pohuar kryeministri Rama.

Edhe komisioneri Johannes Hahn kërkon bashkëpunim të klasës politike në interes të integrimit të Shqipërisë në BE. Hahn veçoi disa prej reformave, duke u ndalur edhe tek procesi i Vettingut.

‘’Është përgjegjësi e përbashkët e qeverisë dhe opozitës që të zbatojnë shpejt reformën zgjedhore. Dhe në një farë mënyrë do të ishte e çuditshme që një rezultat i suksesshëm i Vettingut, ju të hasni me një situatë që ju mos të keni gjyqtar kompetent. Kjo do të ishte një dizastër i vertetë i këtij procesi. Ndaj do ju bëj thirrje të gjitha palëve që të votojnë për të vendosur lidhur me ligjin e shkollës së magjistraturës.’’ ka pohuar Johanes Hahn.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037479400634766