INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Fallxhorja ka parë filxhanin, do më bjerë infarkt…

Rama: Fallxhorja ka parë filxhanin, do më bjerë infarkt…

Publikuar më: 12:28 27-04-2019

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Elbasan ka ironizuar kryetaren e LSI që sipas Ramës është strumbullari i veprimeve absurde sipas tij të opozitës kohët e fundit. Prej kohësh ai e cilëson fallxhore Monika Kryemadhin.

“Ju keni fallxhoren deputete këtu në Elbasan. Më fal! E kishit deputete sepse tani nuk është më. Këtu është vendi me i thënë të gjitha. Do vijë nëpër shtëpia, do ju hapë filxhanin e do ju thotë se –‘keni rrugë jashtë shtetit po nuk më votuat mua’.

E ka parë në filxhan, duke thënë se Edi Ramës do i ndodhë një gjë e keqe, infarkt, është në Gjermani, e ku ta di unë”, ironizoi shefi i qeverisë.

Article Logic
Execution time: 0.0038588047027588