INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama, efekt domino. Fyerjet ndaj gazetarëve, sjellin reagime të ashpra

Rama, efekt domino. Fyerjet ndaj gazetarëve, sjellin reagime të ashpra

Publikuar më: 16:49 26-10-2017

Reagimi i gazetarëve pas fyerjeve të Kryeministrit Edi Rama nuk mbaroi me gjestin e djeshëm, ku për herë të parë gazetarët e terrenit refuzuan të vijonin më tej prononcimin e kryeministrit. Në prononcime të posaçme për IN Tv, kreu i unionit të gazetarëve Aleksandër cipa dhe analistët Alred Lela e Armir Shkurti kanë komentuar sjelljen e kryeministrit. Më i ashpër ka qenë Alfred Lela ndaj sulmit të shefit të ekzekutivit.
Alfred Lela:
“Gazetarët duhet të vazhdojnë raportimin dhe të mos jepen para presionit qeveritar. Megjithatë, protesta që ata mund të bënin në çastin kur u dhunuan verbalisht nga Kryeministri, ishte “heqja e spinës”, tërheqja e mikrofonave. Duhet pasur parasysh një gjë: Kur dikush ushtron dhunë, verbale ose fizike, dhuna flet më shumë për dhunuesin dhe tipin e tij se sa për të dhunuarin.
Ndërsa Armir Shkurti thotë se përballja më e mirë është profesionalizmi në media. Por a është sulmi ndaj gazetarëve një tentativë për ti ikur çështjes kryesore, asaj të Tahirit? Ja si përgjigjen dy analistët.
Alfred Lela:
“Nuk i besoj teorisë se donte të tërhiqte vëmendjen nga Tahiri. Besoj më shumë te fakti i cili është mirë i shtresëzuar mbi rekordin e kahershëm të Ramës të sjelljes arrogante me gazetaret. I besoj edhe asaj tjetrës se me anë të verbit të ashpër KM po përcillte gjendjen e brendshme. Parehati dhe tronditje”.
Fyerjet e kryeministrit ndaj gazetarëve kanë sjellë dhe reagimin e Federatës Evropiane të Gazetarëve. Në një deklaratë shoqata ne fjalë dënon veprimin e kryeministri dhe inkurajon gazetarët që të bëjnë punën e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0037550926208496