INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Rama e sfidon kreun e PD: Lulzim, jep përgjigje pse PD ishte në Himarë? Basha: O më i madhi i kastravecëve

Rama e sfidon kreun e PD: Lulzim, jep përgjigje pse PD ishte në Himarë? Basha: O më i madhi i kastravecëve

Publikuar më: 11:11 02-11-2017
Një debat i fortë mbi çështjen e Himarës, pro dhe ecurinë e vendit drejt BE ka ndezur, ndoshta debatin më të fortë mes Kryeministrit dhe kreut të PD Lulzim Basha. Kryeministri ka sfiduar kreun e opozitës mbi qëndrimin e saj për çështjen e Himarë, por kundërpërgjigjja ka qenë e ashpër edhe nga ana e kreut të PD. Edi Rama: “Lulzim hajde këtu jepu përgjigje shqiptarëve sot, nga veriu në jug, brenda dhe jashtë çfarë donte dje në Himarë PD. Pse e bashkove dje zërin e PD me zërin e atyre që nxjerrin bishta pa asnjë bazë për projektin e rilindjes urbane në Himarë. Përgjigju shqiptarëve tani çfarë është Himara për ty, dhe çfarë shkeljesh sipas teje ka bërë qeveria në përpjekje për ta shndërruar Himarën nga një bathore në det në një gji turistik mesdhetar. Si ka mundësi që PD u shfaq në Himarë të nesërmen e letrës së kreut të opozitës greke, drejtuar BE. Përgjigju shqiptarëve pse PD është kthyer në propagandë të shfrenuar kundër shqiptare. Në Shqipëri ka një lloj kastraveci që kultivohet në media me burim PD”. Lulzim Basha: “Ti patriot? Po ti ke tre vjet që i bllokon Shqipërisë hapjen e negociatave me eksportin më të madh të drogës. Korrupsioni është kthyer në kapje shteti sepse ti merr milionat nga xhepat e shqiptarëve për të shpërblyer oligarkët. Ja ku e ke eksportin o më i madhi i kastravecëve. Eksporti jot është droga. i ke vënë kazmën vendit. Ti nuk mund të ishe aty me një sistem demokratik. I gjithë investimi yt është që ky sistem të mbetet në dorë të kriminelëve. Ja ku e ke shifrat o më i madhi i kastravecëve. I kë vënë kazmën vendit. Ti nuk mund të ishe aty në një sistem demokrat. Nuk do të jetë kështu për shumë gjatë. Do të vijë ora të përgjigjesh. Do japësh llogari, herët a vonë, unë besoj më shumë herët se sa vonë”.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00385999679565
    array(1) { ["section"]=> string(108) "rama-e-sfidon-kreun-e-pd-lulzim-jep-pergjigje-pse-pd-ishte-ne-himare-basha-o-me-i-madhi-i-kastraveceve-40737" }