INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama e ka me gratë: Mos burra, mos mikrofonin! Po kërkoni qiqra në hell..

Rama e ka me gratë: Mos burra, mos mikrofonin! Po kërkoni qiqra në hell..

Publikuar më: 12:07 02-06-2018

Kryeministri Edi Rama është njohur me problemet e banorëve gjatë turit të llogaridhënies publike në Cërrik. Por pjesën më të madhe të kohës kreu i qeverisë nuk ka pranuar të marr pyetje apo ngritje shqetësimesh nga burrat. Ai ka lejuar që fjalën ta marrin fillimisht gratë duke replikuar me qytetarët e pranishëm. “Dashke ta shfrytëzosh gruan për mikrofonin, jo mos e merr fjalën ti nuk je grua”-tha Rama. Madje kreu i qeverisë është nervozuar me replikat e banoreve dhe herë pas here ka ngritur edhe tonet e zërit. “Mos kërkojmë qiqra në hell. Unë të dëgjova me respekt..ulu, ulu, ulu pra”- ishin disa nga reagimet e Ramës. Pas grave e merr fjalën një i ri i kënaqur nga shërbimi i portalit “Shqipëriaqëduam.al”.

Article Logic
Execution time: 0.0041229724884033