INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama dhe Veliaj inspektojnë konviktet, kryeministri i drejtohet studentes: Mos dil në televizor se do thonë...

Rama dhe Veliaj inspektojnë konviktet, kryeministri i drejtohet studentes: Mos dil në televizor se do thonë...

Publikuar më: 17:37 19-01-2019

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe ministrja e re e Arsimit Besa Shahini, pas takimit që bënë tek Qyteti studenti, kanë shkuar për të parë nga afër punimet që po bëhen për konvikte.

Ata kanë parë me detaje riparimet që kanë nisur, të cilat në përfundim priten të jenë gati për muajin korrik mbi 2 mijë dhoma.

Rama bashkë me Veliajn kanë takuar në godinën aktuale të konvikteve, edhe disa vajza të cilat jetojnë aty, nga 420 totali.

Në bashkëbisedim e sipër, kyeministri i ka pyetur se në cilin fakultet janë dhe studentet kanë zbuluar që janë pjesë Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Fakultetit të Ekonomisë.

Ndër të tjetra një prej studenteve e ka falenderuar Ramën për nismën që ka ndërmarrë.

‘Mos fol se do të thonë që je e FRESSH-it, mos e nxirr fytyrën në televizor se do të shajnë në ‘Instagram’’, ju drejtua kryeministri shoqëruar nga të qeshurat e pjesës tjetër të skuadrës.

Article Logic
Execution time: 0.0035750865936279