INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama dhe Basha “bashkë” në Bruksel?!

Rama dhe Basha “bashkë” në Bruksel?!

Publikuar më: 16:24 04-12-2017

Kjo e hënë për dy krerët më të lartë politik ka shënuar një tjetër vizitë jashtë vendit. Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha ndodhen në Bruksel, ku marrin pjesë në takime të ndryshme. 

Njoftimi i Kryeministrisë:
“Kryeministri Edi Rama u nis sot në Bruksel, Belgjikë.
Sot, në orën 18.00, Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me Presidentin e Këshillit të Europës, Donald Tusk. Takimi zhvillohet në kuadrin e thellimit dhe konkretizimit të axhendës europiane të Shqipërisë.
Pas takimit dypalësh, në orën 18.30 pritet të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp”.
Njoftimi i PD:
“Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Bruksel ku do të marrë pjesë në takimin e Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane, ku marrin pjesë përfaqësues të partive të djathta europiane, të qeverive të vendeve europiane dhe të institucioneve të Bashkimit Europian.
Zoti Basha do të ketë takime të veçanta me përfaqësues të lartë të politikës europiane, për të diskutuar për situatën politike dhe ekonomike të Shqipërisë dhe veçanërisht rreth sfidave të integrimit të vendit në Bashkimin Europian”.

Article Logic
Execution time: 0.0035779476165771