INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Çfarë të them unë për Saimir Tahirin?

Rama: Çfarë të them unë për Saimir Tahirin?

Publikuar më: 16:58 16-11-2017

Çështja Tahiri ishte temë e nxehtë debati në sallën e Kuvendit këtë të enjte. Kryeministri Edi Rama, i cili ka heshtur prej disa ditësh për këtë çështje, pas sulmeve të Lulzim Bashës dha këtë qëndrim mbi këtë çështje.
Edi rama:
“Çfarë të them unë për Saimir Tahirin? Detyra ime është? As e imja dhe as e jotja. Është detyra e atyre që po e hetojnë. Nuk të ka caktuar ty njeri të bësh as gazetarin, as prokurorin dhe as gjykatësin. Për pushtetin që të intereson je në gjendje të fusësh llumin në veshin e çdo njeriu me gjysmë të vërteta. Jemi shumë ndryshe. Ilir Beqaj të ka ftuar në Gjykatë të provosh atë që ke thënë dhe mbrohesh tamam si skutha. Unë bashkëpunëtorët i mbroj të gjithë, por nuk jam avokati i asnjë bashkëpunëtori. Kush prek në dërrasë të kalbur, të shkojë dhe të përgjigjet aty ku përgjigjet çdo njeri që ka besimin publik. Unë nuk bëj dot atë që bëri Saliu për ty. Merrte fjalën këtu dhe të mbronte në çdo fjalim kur ishte i akuzuar nga Prokuroria dhe ishte gjëja më anormale që mund të bënte një kryeministër”.

Article Logic
Execution time: 0.0035359859466553