INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama, brenda këtij viti do të hapet rruga Elbasan-Tiranë

Rama, brenda këtij viti do të hapet rruga Elbasan-Tiranë

Publikuar më: 14:46 13-03-2018

Kryeministri Edi Rama dhe kabineti qeveritar, që prej ditës së sotme janë në Elbasan në pritje të 14 marsit, ditës së verës. E pas mbledhjes së parë më dyer të mbyllura Rama ka dalë para gazetarëve duke thënë se këtë vit do të investohet shumë për infrastrukturën rrugore. 

“Kemi dy gropa të trashëguara, që kemi bërë përpjekje për t’i mbushur, por ende s’ia kemi dalë. Rruga Elbasan-Tiranë, Qukës- Qafë Plloçë. Do hapet përfundimisht rruga Elbasan-Tiranë brenda këtij viti dhe do ecet më tutje me segmentin Qukës- Qafë Plloçë,” tha Rama.
Kryeministri nuk la as batatutat, kur u pyet për arrestime të peshqve të mëdhenj: “Unë nuk kam lajmëruar arrestime të bujshme, sepse unë nuk bëj arrestime. Kur të zgjoheni nga ëndrra që keni parë, mund të bëhemi bashkë për një konferencë tjetër shtypi.”

Article Logic
Execution time: 0.0035378932952881