INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Radiohead sërish pranë fansave me klip të ri

Radiohead sërish pranë fansave me klip të ri

Publikuar më: 11:42 04-05-2016

Vërtet mendonit se Radiohead mund të qëndronin larg internetit njëherë e përgjithmonë?!

Vetëm pak kohë pasi grupi fshinë të gjitha materialet muzikore online, duket se website-i i tyre ka nisur të funksionojë sërish, tashmë me singellin e ri "Burn The Witch". Kënga e cila përmban vokale karakteristike të Thom Yorke dhe nota muzikore klasike nga Jonny Greenwood, është publikuar dje pas shumë e shumë videosh ngacmuese të grupit. Sa i përket klipit ai është një realizim i bashkëpunëtorit besnik të bandës britanike, Chris Hopewell, i cili ka zgjedhur të sjellë disa imazhe të animuara klasike, të inspiruara nga filmi i vitit 73' "The Wicker Man". Një klip i perfunduar brenda 14 ditëve. Me këtë ritëm, me siguri nuk do të vonojë shumë edhe albumi i 9-të i Radiohead!

Article Logic
Execution time: 0.0037388801574707