INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qyteti me ajrin më të ndotur në botë ndodhet në Ballkan!

Qyteti me ajrin më të ndotur në botë ndodhet në Ballkan!

Publikuar më: 19:52 20-01-2019

Shkupi ka zënë vendin e parë në botë për nga ndotja e ajrit, duke u radhitur në grupin e kryeqendrave të Indisë, Bangladeshit e Pakistanit. Prania e grimcave PM10 dhe PM 2.5, sipas stacioneve matëse ka kapërcyer normat e lejuar madje për dhjetëra herë.

Drejtuesit e kryeqytetit të Maqedonisë, Shkupit kanë nisur me zbatimin e masave urgjente për mbrojtje nga ndotja e ajrit. Transporti publik prej sot bëhet pa pagesë, me qëllim të uljes së numrit të makinave në komunikacion.

Në këtë kuadër, çmimet e parkingjeve janë dyfishuar, ndërsa janë ndërprerë edhe punët ndërtimore. Inspektorët janë urdhëruar të bëjnë kontrolle të rrepta në lokacionet ku dyshohet se bëhen djegia të gomave dhe materialeve tjera helmuese.

Ministria e Arsimit e Maqedonisë ka urdhëruar se gjysmë vjetori i dytë nëpër shkolla që do të duhej të fillonte të hënën, të shtyhet të paktën për dy ditë.

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271