INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qytetet e së nesërmes: Parku me të katër stinet nën një çati

Qytetet e së nesërmes: Parku me të katër stinet nën një çati

Publikuar më: 17:30 04-06-2018

Gjithkush ka një stine të preferuar, por nëse do te vizitonit Milanin muajin e kaluar, mund të keni përjetuar të katër stinet ne te njëjten kohe.

Vepra e artit te arkitektit italian Carlo Ratti ishte kopshti qe përdorte teknologjinë e kontrollit të klimës për të lejuar vizitorët të përjetojnë pranverë, verë, vjeshtë dhe dimër në të njëjtën kohë.

Stinet e ndryshme u përfaqësuan në katër pavionet e fshehtë në një hapësirë prej 500 m² në sheshin kryesor të Milanos, Piazza del Duomo.

Shfaqja kishte për qëllim të rriste ndërgjegjësimin për çështjen e ndryshimeve klimatike dhe të bënte një deklaratë për nevojën për t'i bërë qytetet më të gjelbërta.

Dhe, sigurisht në epokën e “Internetit të gjërave”, bimët ishin të lidhura me sensorë dixhitalë që matnin ujin, temperaturën, lagështinë dhe lëndët ushqyese për të siguruar që ato te mbeteshin sa më të shëndetshme të ishte e mundur.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035247802734375