INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria shpërblen ushtarakët që ndihmuan gjatë përmbytjeve

Qeveria shpërblen ushtarakët që ndihmuan gjatë përmbytjeve

Publikuar më: 11:29 12-12-2017

Qeveria ka vendosur të shpërblejë 2917 punonjës të Forcave të Armatosura si dhe 330 punonjës të Policisë së Shtetit, repartit special RENEA dhe të reparteve të FNSH-së për ndihmën që kanë dhënë gjatë përmbytjeve. Ministria e Financave ka bërë gati vendimin për të akorduar fondin prej 63.290.000 lekë. Vendimi pritet të botohet në Fletoren Zyrtare. Masa e shpërblimit llogaritet të jetë nga 20 mijë lekë të reja deri në 50 mijë lekë. 

Shpërndarja e shpërblimit:
298 punonjës të FA marrin nga 50 mijë lekë të reja.
1560 punonjës të FA marrin nga 20 mijë lekë të reja.
1059 punonjës të FA marrin nga 10 mijë lekë të reja.
330 punonjës të Policisë së Shtetit dhe RENEA marrin nga 20 mijë lekë të reja.

Article Logic
Execution time: 0.0030150413513184