INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria merr vendimin: Ja sa është nota mesatare për t’u pranuar në universitet

Qeveria merr vendimin: Ja sa është nota mesatare për t’u pranuar në universitet

Publikuar më: 13:45 19-05-2018

Qeveria përcakton notën mesatare për pranimet në universitete. Këshilli i Ministrave ndër të tjera ka vendosur se nota mesatare për pranimin e kandidatëve në nivelin bachelor si dhe në programet e integruara të studimit në master për vitin akademik 2018-2019, do të jetë 7. Në këtë vendim përcaktohet gjithashtu edhe kriteri për transferimin e studimeve në vitet e ndërmjetme. “Kanë të drejtë të aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose për të transferuar studimet në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë, kandidatët që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë dhe që plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar në këtë vendim”,-thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

foto_e_notes_mesatare.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0023300647735596