INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria ju ka shqiptarëve më shumë borxhe se ç’i kanë ata! Vlerat janë...

Qeveria ju ka shqiptarëve më shumë borxhe se ç’i kanë ata! Vlerat janë...

Publikuar më: 09:57 02-05-2019

Që prej vitit 2013 qeveria rezulton më shumë borxhlije ndaj qytetarëve dhe bizneseve se ata ndaj saj. Sipas të Bankës së Shqipërisë, qeveria ka detyrime ndaj të tretëve të raportuara nën zërin, llogari të pagueshme, me një vlerë 190 miliardë lekë ose 1.5 miliardë euro. Detyrimet përfshijnë faturat e papaguara në kohë ndaj sektorit të biznesit dhe individëve. Këto detyrime nuk përfshijnë fare llogaritë e borxhit publik. Detyrimet e qeverisë u rritën me rreth 20 miliardë lekë në raport me vitin 2013.
Ndërsa llogaritë e arkëtueshme ishin rreth 171 miliardë lekë ose 1.3 miliardë euro. Kjo shumë përfshin pretendimet e autoriteteve publike ndaj agjentëve ekonomikë, të tilla si komisione, taksa dhe sigurimet shoqërore.
Detyrimet financiare të përgjithshme të qeverisë janë në nivelin 1.2 triliardë lekë, nga 1.18 triliardë lekë që ishin në fund të vitit 2016, ku pjesa më e madhe i takon borxhit publik.
Instrumenti kryesor i financimit i përdorur nga qeveria vijon të jenë “letrat me vlerë të borxhit”, të cilat përbëjnë rreth 48% të totalit të detyrimeve. Mbajtësit kryesorë të letrave me vlerë të borxhit të qeverisë janë koorporatat e tjera depozituese, në një total prej 343 miliardë lekë.

Article Logic
Execution time: 0.0036728382110596