INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria e grave të lagjes...

Qeveria e grave të lagjes...

Publikuar më: 10:50 24-11-2017

Nga Ida Nurçe

Do arrestohej Tahiri, nuk ndodhi. Nuk u arrestua, sepse ai nuk është një njeri që mund të arrestohet. Është shumë i shkathët dhe profesioni, apo detyra që pati 4 vitet e fundit e ndihmoi që të “profesionalizonte” më shumë shkathtësinë. Iku me pak fjalë. Iku dhe medemek askush nuk e di se ku është. Sa e vështirë është të gjesh një njeri sot, aq më pak kur është edhe personazh publik!

Nejse... Tani po na fillojnë arrestimet tek “shtëpia” e Tahirit. Fillojnë me këta të shkretët policët. Jam shume dakord që drejtësia të vihet në vend e të bëjë punën e saj. Por mua më bën shumë përshtypje diçka; Deri sot, ku ishte kjo drejtesia?! Në katër vite si nuk u gjet asnjë “Tahir” i zhytur në trafikim droge?! Si nuk u gjend asnjë polic me shkelje dhe me shpërdorim detyre (sepse raste ka pasur boll, madje i kam parë edhe vetë me sytë e mi)?! Ishte kryeministri, ai që thoshte që kjo është policia që duam, madje doli edhe bëri reklamë me kontekstin që policia do bënte detyren e saj, madje madje edhe do mblidhte gjoba për të bërë shkolla, spitale e lokale. Upss më falni, jo lokale, se ato do i bënte për vete.

Dhe sot, na del me shpatë në krahë po e njëjta qeveri, po i njëjti kryeministër duke bërë arrestime dhe duke trumbetuar drejtësinë e drejtësisë.

Mua më pëlqen për një gjë në fakt, është artist si në pikturë si në artin e komunikimit.

Para ca kohësh shau mediat dhe gazetarët dhe në një konferencë për shtyp tha: “Të kesh besim te mediat, është si t’i besosh drejtësisë” Por në po të njëjtën ditë, në të njëjtën konferencë tha edhe që “Çështjen e Tahirit do ia lëmë drejtësisë”.

Po pse mor shok, kaq budalla të duket ky popull, që luan kaq hapur?! Kaq injorante të dukemi ne, që po bën një lojë kaq të ndyrë?! E gjithë kjo qeveri po më duket si ato gratë e lagjes, që kur e kanë mirë me komshien vetëm e lavdërojnë dhe sapo mos t’i japë një ditë farë kosi,  del te gratë e tjera duke e share k**vën e ndyrë. Duke mos lënë fjalë pa thënë për të, ndërkohë që deri dje hynin e dilnin çdo mëngjes në shtëpitë e njëra- tjetres.

Jo kryeministër jo, nuk është kjo loja që e argëton popullin, as mediat!

Falenderojmë Ida Nurçe për shkrimin e botuar  në intva.al.

Article Logic
Execution time: 0.0031049251556396